Organizata më e madhe e futbollit FIFA, po zhvillon në Zyrih të Zvicrës, ceremoninë e ndarjes së çmimeve për vitin 2016. Sigurisht një nga çmimet që pritet me shumë interes nga futbolldashësit është ai “Puskas”, goli më i bukur i vitit.
Ky çmim ka shkuar për Mohd Faiz Subri, një futbollist në Kampionatin Malajzian, i cili shtangi portierin kundërshtar me një goditje dënimi “Knuckleball”.