Në ceremoninë e FIFA-s e cila po zhvillohet në Londër është dhënë çmimi për trajnerin dhe portierin më të mirë të vitit.
Thibaut Courtois ka fituar çmimin e Portierit të Vitit nga FIFA. Portieri i Real Madrid është shpërblyer për sezonin e mirë te Chelsea dhe paraqitjen fantastike në Kupën e Botës me Belgjikën.
Nuk ka surpriza për trajnerin e vitit pasi çmimi i takoi Didier Deschamps duke mposhtur Zidanen dhe Dalic.