INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fifi bën deklaratën e papritur për reperen: 'Kjo këngë e Tayna-s ka tekstin më KOT, por ajo është ...'

Fifi bën deklaratën e papritur për reperen: 'Kjo këngë e Tayna-s ka tekstin më KOT, por ajo është ...'

Publikuar më: 13:28 31-01-2021

Këtë herë në puntatën finale në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën protagoniste në “Paintball” ishte këngëtarja e emisionit Fifi. 

Shpesh herë në media përflitet një përplasje mes saj dhe reperes Tayna, por sonte Fifi vendosi disa pika mbi “i”.

Në një nga momentet e patransmetuara më parë në “Shiko Kush LUAN” ishte edhe një pjesë nga “Ndaje ose haje” e programit ku të ftuar ishin Capital T , Ermal Fejzullahu, Kristina Baki, Alaudin Hamiti, Dren Abazi dhe Fifi. Kjo e fundit kur u pyet se sipas saj cila është kënga shqiptare me tekstin më kot u përgjigj duke thënë: “Qe qe” nga Tayna.

Kështu që sonte duke qenë se ishte një puntatë speciale ku do të transmetoheshin momente që janë prerë nga emisioni, kjo pyetje nuk do mungonte.
“Fifi, në një moment të pa transmetuar në “Shiko Kush LUAN” je shprehur se “Qe Qe” e Taynas është kënga me tekstin më kot, pjesë e cila është prerë dhe po e themi sonte ekskluzivisht. Na sqaro sot çfarë problemi keni ti dhe Tayna? Sqaro dhe Qëllo”.

Ksaj pyetje Fifi tha se refuzon t’i përgjigjet, por pyetjes se cili është “Cili nga personazhet publik në tabelë është “ON TOP”?!”, Fifi vendosi të qëllojë foton e Taynas, por shtoi duke qeshur: “Jam une pastaj është Tayna, “On Top”!”.

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771