INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fifi flet për Donaldin në sy të Beatrixës, si reagoi këngëtarja

Fifi flet për Donaldin në sy të Beatrixës, si reagoi këngëtarja

Publikuar më: 12:31 21-06-2022

Fifi dhe Beatrix vazhdojnë shoqërinë e tyre dhe këtë herë kur janë takuar nuk kanë ngurruar të dalin edhe ‘live’ në Instagram. Pyetjet nga fansat kanë qenë të shumtë, ku padyshim nuk kanë munguar as ato për ‘Big Brother VIP’. 

Një ndër to lidhet me tatuazhin që ka bërë njësoj me Donaldin dhe Fifi duke i marrë leje Trixës, foli për shoqërinë me Donaldin në prani të saj.

“Trixa është këtu por unë do flas për këtë punë. E kam Filoqylin këtu dhe filoqyli nuk ka qenë vetëm për mua e Donaldin. Kemi qenë unë dhe disa të tjerë që e duam shiun. Por e kemi bërë vetëm unë e Donaldi. Shoqëria ime me Donaldin vazhdon, edhe me Trixën vazhdon. Unë nuk e kam njohur as Trixën nga Donaldi e as Donaldin nga Trixa. I kam njohur të dy në gjëra të ndryshme”, ka thënë Fifi.

Ndërsa, Trixa ka qeshur e ka pohuar me kokë duke mos thënë asgjë lidhur me këtë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879