Të famshmit shqiptarë, përmes mesazheve në rrjetet sociale po thonë fjalën e tyre për të ndikuar sadopak në këtë situatë. Së fundmi edhe këngëtarja Fifi ka reaguar në llogarinë e saj nëpërmjet një Instastory ku ka treguar gjendjen aktuale në të cilën ndodhet Kosova. Gjithashtu këngëtarja i ka bërë thirje të gjithë qytetarëve të qetësohen dhe mos përhapin panik.
“SQARIM!! O shqipet e dashura.. njejt si n’tirane po ndodhe edhe n’prishtine/e cdo qytet tjeter te kosoves e Jane izolu e mbyll gjitha lokalet,gjitha klubet, gjitha ambientet qe mund te mbledhin masa te medha te njerzve..lexoni pak,informohuni,qetesohuni, mos hapni panik..ruajeni veten, pasterine, nervat..ky eshte rasti me i mire me i hap najhere lajmet edhe me pa ca behet edhe ne rrethine jo veq 50 km afer me shtepine.S’ka lene njeri pa bo status per kete viroze/virus!Qete.Moss u rrembeni nga momenti.S’patem ca me i bo termetit se kete e kemi n’dore neve vet per me u rujt!!”, shkruan ajo.
Edhe në Kosovë janë konfirmuar tre rastet e para të infektuar nga virusi Covid-19. Si masa parandalimi policia ka njoftuar mbylljen e kufirit me Kosovën për 14 ditë.