INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fifi konkurron në 'Kënga Magjike', këngëtari shqiptar ka dy fjalë për t’i thënë [FOTO]

Fifi konkurron në 'Kënga Magjike', këngëtari shqiptar ka dy fjalë për t’i thënë [FOTO]

Publikuar më: 18:29 18-11-2019

Pas suksesit të një viti më parë, Fifi është kthyer sërish në “Kënga Magjike”. Ajo vjen sërish me një baladë, e cila është pritur mjaft mirë. Përveç pëlqimit të fansave, Fifin e kanë mbështetur edhe shumë kolegë. Një ndër ta është edhe këngëtari i njohur Sidrit Bejleri.

“Vazhdon të mos zhgënjesh Filloreta. Bravo”, shkruan ai duke treguar kështu se çdo projekt i Fifit kthehet në hit. “Profa, e kam mbajt fjalën tënde vath n’vesh”, i kthehet Fifi. Kujtojmë se vitin e kaluar ajo ishte pjesëmarrëse në bashkëpunim me Mc Kreshën dhe balada e tyre ishte një nga më të ndjerat e të pëlqyerat e atij edicioni.

CC23B625-AF8C-4079-B508-C339DF5B6A8C-300x354.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436