Fifi është padyshim një nga këngëtaret më të mira në industrinë e muzikës shqiptare që ka ditur gjithmonë si të vjedhë zemrat e publikut, sidomos me baladat e saj të famshme.
Këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale dhe së fundmi ka “rrëmbyer” vëmendjen e të gjithëve një foto me rrobabanjo, ku ka shkruar “E dua trupin tim jo-perfekt”.
Ajo ka postuar më pas edhe një foto tjetër ku ka një mesazh për të gjithë ata që i shkruajnë me adresa “fake”, fallco, në rrjete sociale.
“Qe edhe njo per juve Instagramat Fake qe m’doni shume, me percjellni konstant e s’doni me ma shpreh dashnine me emer per mos me m’u rrit mendja”, ka shkruar Fifi.