Fifi është një këngëtare shumë e talentuar me një vokal të jashtëzakonshëm dhe është shumë e dashur nga publiku. Ajo njihet për nivelin e lartë të humorit dhe nuk rresht asnjëherë së na treguari këtë. Së fundmi Fifi ka publikuar në profilin e saj në Instagram një sërë fotosh në të cilat ka treguar se është duke u përgatitur për një projekt të ri.
Megjithatë diçka tjetër që ka rënë në sy krahas këtyre fotove është komenti i djalit të moderatorit Ardit Gjebrea, Joni, si për të na treguar se mimikat e Fifit janë epike. “Këtu paske dal në origjinë,”-shkruan Joni, ndërkohë që edhe përgjigjia e këngëtares simpatike nuk ka munguar: “Ska kuptim pa dal në origjinë, nuk më shkon shumë roli i pjeshkës,”-shkruan këngëtarja në foto.