Fifi është një këngëtare shumë e talentuar dhe me një vokal të jashtëzakonshëm. Gjithashtu ajo është një figurë shumë e dashur nga publiku. Ajo njihet për nivelin e lartë të humorit dhe nuk rresht asnjëherë së na treguari këtë.
Mesa duket kësaj radhe, kjo gjë i ka shpëtuar dhe papritur ka shpërthyer në lot në mes të emisionit.
E ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, Fifi ka shpërthyer në lot pas një video mesazhi prekës të së motrës, Edona.
“Të falënderoj që na ke bërë krenarë dhe që je një motër perfekte!”-i ka thënë ndër të tjera ajo Fifit, e cila nuk ka arritur të mbajë lotët, duke zbuluar më tej se dhe një arsye përse ajo u prek aq shumë është fakti që ajo tashmë, për shkak të angazhimeve në Shqipëri, e viziton shumë rrallë familjen.