“Diellin e kom hup, Me to edhe veten, Fjalët s’mi pranon mo as kjo letër, Mos me ni mo ftohtë nga jashtë!”- është padyshim refreni i momentit që ka fiksuar të gjithë shqiptarë. Kënga që Fifi shkroi në “Big Brother VIP” dhe më pas “Three Dots” u kujdesën ta sjellnin te dëgjuesit të përfunduar, u bë virale brenda pak ditësh. Demo e saj në YouTube numëron mbi 1.6 milionë klikime.
E duket se kjo këngë i “ka vjedhur zemrën” dhe kryeministrit Edi Rama i cili ka postuar një reels në Instagram me të në sfond. Kryeministri e ka nisur sot ditën duke publikuar disa pamje përrallore nga lugina e Valbonës, e cila është mbulur nga bora.
“Valbona Magjike”-shkruan ai, ku gjithë vëmendjen e ka marrë kënga në sfond.
Ramës nuk i ka shpëtuar kënga më e pëlqyer momentalisht e shqiptarëve duke e postuar në rrjetin e tij social. Ai ka shprehur gjithnjë pëlqimin e tij për Dua Lipën si artiste e duket se edhe Fifi qenka mes të preferuarave të kryeministrit.