Këngëtarja e njohur Fifi është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit. Një prej tyre e ka pyetur nëse do kishte bërë diçka ndryshe, po të rikthehej në “Big Brother VIP”. Fifi nuk ka hezituar të përgjigjet, teksa nuk e ka kursyer as një thumb për disa banorë. Ajo ka thënë se nuk do t’ju kushtonte rëndësi, por pa përmendur emra.
“Mbase nuk do t’ju kisha dhënë vëmendje disave dhe do të merresha me veten më shumë…por edhe nëse përgatitesh në çdo aspekt, si emocionalisht si strategjikisht me tipin që kam unë besoj se prapë njësoj do të kisha bërë çdo gjë! Pastaj mos të harrojmë, kujdes please me helmin që lëshoni mbi njerëzit. Nuk është normale të shpërndajmë kaq shumë negativitet..dhe unë që jam jashtë dhe e përfshirë akoma në lojë ndihem shumë keq kur lexoj disa nga komentet tuaja për çdo njeri te ajo shtëpi", ka shkruar Fifi.