Në dhjetor të vitit 2019 u mbajt nata finale e edicionit të 21 të “Këngës Magjike”, ku u shpall fituese e çmimit të parë këngëtarja Eneda Tarifa.
Vendin e dytë e mori Fifi, ndërsa të tretin Anxhela Peristeri.
Fifi dhe Eneda vlerësuan njëra-tjetrën me 30 pikë dhe dhanë mbështetjen e tyre deri në fund për këngën e koleges, mirëpo i patën dy fjalë me njëra-tjetrën më vonë.
Madje, raporti i tyre u kris dhe çuditërisht nuk e ndoqën më njëra-tjetrën në rrjete sociale.
Së fundmi, Eneda ka qëne e ftuar në “Shiko Kush LUAN” e si duket vajzat jane “perballur” me njëra-tjetrën dhe Fifi na ka zbuluar si qendron e verteta me këngëtaren.
Ajo ka ndarë në InstaStory një foto me Enedën, duke lënë të kuptohet se gjithçka i ka mbetur të shkuarës.
“Për të gjithë ata që na duan dhe nuk na duan, ishim dhe jemi shoqe.”- shkruan këngëtarja.
Gjithsesi, duhet të shohim puntatën e “Shiko Kush LUAN” kur të transmetohet dhe të shikojmë se sa është rregulluar marrëdhenia mes tyre.