Në BB VIP, teksa po diskutohej me banorët rreth lidhjeve në çift dhe ndërhyrjeve nga familjarët mes një çifti, këngëtarja Fifi tregoi një rast konkret nga jeta e saj.
Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Filloreta Raçi, ka treguar se ish-i dashuri i saj e parë e kishte lënë, kjo pasi ajo nuk i kishte pëlqyer mamasë së tij.
“Mua më ka thënë ish-i dashuri im i parë, po më thotë nëna: ‘Zgjidh mes meje dhe asaj’, pse? ‘Sepse ajo është katundare e Ferizajt dhe është këngëtare dhe unë s’e dua nusen as këngëtare as katundare”, ka treguar këngëtarja e hitit “Marova”.