Kemi dëgjuar shpesh herë që të famshmit kanë rënë preh e hakimeve në rrjetet sociale. Mesa duket hakerat tregohen të pamëshirshëm kur vjen puna tek adresat që kanë një numër të madh ndjekësish.
Me një gjë të tillë është përballur Filloreta Raçi ose siç publiku e njeh – Fifi.
Këngëtarja e cila jeton në Shqipëri ka hapur një llogari të re duke treguar që dikush ia hakoi të vjetrin.
Fifi ka arritur deri tani mbi 1 mijë ndjekës derisa ta gjejnë të gjithë fansat e saj, llogaria e vjetër kishte afër 100 mijë ndjekës.