INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FifPro: Mos shkoni të luani në Serbi

FifPro: Mos shkoni të luani në Serbi

Publikuar më: 11:34 05-01-2017

Mund të shkoni të luani kudo, por jo në Serbi! Kjo është Këshilla e Shoqatës së Lojtarëve Profesionistë të futbollit, e motivuar nga mosrespektimi i të drejtave të futbollistëve në vendin ballkanik. Ky institucion ka zbuluar se 68% e lojtarëve në serbi janë paguar me vonesë, ndërsa 90% të atyre që kanë ngritur zërin për këtë problem u është bërë presion që të largohen nga Serbia. Situata po pokeqësohet nga viti në vit.

Dhe sikur të mos mjaftonin këto statistika, Federata Serbe e Futbollit ka larguar përfaqësuesit e lojtarëve nga organizimi i cili do të zgjidhte konfliktet mes futbollistëve dhe klubeve, duke emëruar në krye të këtij insticioni juridik dy persona me lidhje të ngushta me dy klubet kryesore në Serbi.

Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë, Theo van Seggelen i ka kërkuar Federatës Serbe të Futbollit që të heqë dorë nga vendime të tilla, duke i përkufizuar si shkelje flagrante të të drejtave themelore të futbollistëve profesionistë.

Article Logic
Execution time: 0.0035409927368164