Kjo verë duket se do të jetë super e nxehtë. E sikur të mos mjaftonin vetëm temperaturat e larta, pesëshja e vajzave të Fifth Harmony pritet të nxjerrin shumë shpejt klipin e ri.
Një video e xhiruar në plazhin e Malibusë në Kaliforni. Sigurisht kjo nënkupton vetëm diçka, trupa provokues në rroba banjo seksi. Por këto nuk janë veç mendime në kokën tonë, ndonëse për ironi kënga titullohet "All In My Head". Kjo e fundit do të bëjë pjesë në albumin "7/27" të vajzave që do të publikohet më 27 maj!