INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Filipine, shënohet dita më e përgjakshme në luftën ndaj drogës

Filipine, shënohet dita më e përgjakshme në luftën ndaj drogës

Publikuar më: 15:04 16-08-2017

Policia filipineze ka vrarë 32 persona gjatë një operacioni antidrogë, që mendohet të jetë numri më i lartë i vdekjeve brenda një dite të vetme në luftën e këtij vendi kundër narkotikëve, njofton BBC, përcjell Syri.net.

Bastisjet u zhvilluan gjatë 24 orëve të së martës në provincën Bulacan, në veri të kryeqytetit Manila.

Policia tha se të vrarët ishin të dyshuar si shpërndarës droge, të armatosur dhe u rezistuan policëve.

Mijëra njerëz janë vrarë që kur Presidenti Rodrigo Durerte nisi luftën e tij të madhe dhe shumë të debatueshme kundër drogës në vitin 2016.

Fushata e tij që synon të zhdukë tregtinë e drogës ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtarisht dhe është kritikuar shumë për numrin e madh të vdekjeve.

Operacioni i së martës, i cili zgjari nga mesnata në mesnatë, kreu disa bastisje në Bulacan sipas mediave lokale. Më shumë se 100 persona u arrestuan dhe oficerët e policisë arritën të kapin drogë dhe armë./BBC

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156