Një krijesë deti gjigande e me flokë doli në brigjet e një plazhi në Filipine, duke habitur banorët vendas ngjarja ndodhi në plazhin e Cagdainao, në ishullin Dinagat ku një krijesë e çuditshme, shumë madhe me ngjyrë të bardhë dhe e mbuluar me qime u nxor në breg nga valët. Disa krijesa të çuditshme të detit kanë dalë në breg që prej së dielën në këtë ishull tropikal.
Sipas ekspertëve, krijesa ka dalë në breg pas tërmetit të fortë të së dielës në Filipine, që shkaktoi disa viktima. Pas postimit të fotos së krijesës në rrjetet sociale sugjerimet kanë qenë nga më të çuditshmet. Por shkencëtarët i kanë dhënë fund hamendësimeve dhe fantazisë së shfrenuar të njerëzve, duke sqaruar se bëhet fjalë për një balenë të rrallë të tipit Karcas. Disa sugjerojnë se kafsha mund të jetë e ngjashme me një gjysmë balenë gjysmë polare ose mund të jetë ndonjë lloj ariu që është parë në Margate të Afrikës së Jugut më 25 tetor të vitit 1924 dhe që atëherë mbante nofkën Trunko.