INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Fillimisht më tha do të thyej kokën’, dalin pamjet e rrahjes së deputetit serb në Kosovë [VIDEO]

‘Fillimisht më tha do të thyej kokën’, dalin pamjet e rrahjes së deputetit serb në Kosovë [VIDEO]

Publikuar më: 16:53 20-03-2019

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviç është sulmuar sot në afërsi të një restoranti pranë Kuvendit. Pamjet kanë bërë tashmë xhiron e rrjetit, ndërkohë që vetë deputeti thotë se personi që e dhunoi është këshilltar i Millan Kostiç, përfaqësues i Lista Srpska.

“Në mëngjes isha ftuar në RTK, aty kam bërë disa deklarata rreth punës së ish-ministrit Rikallo, pra këtë e them se personi që me sulmoi ishte këshilltari i Rikallos, Millan Kostic. Ai fillimisht më ka sulmuar me fjalë të pahijshme. Unë u afrova dhe e pyeta se si ishte puna, e mori shishen në dorë, dhe më tha që do të godas dhe do ta thyej kokën. Personi tjetër që ishte në tavolinë me të u afrua dhe më tha që do t’i qërojmë hesapet, dhe në atë rrëmujë më ra telefoni në dorë, dhe e mora telefonin, në dorë”, u shpreh ai.

Për ta parë videon në përmasa të qarta klikoni mbi ikonën fullscreen.

Article Logic
Execution time: 0.0038950443267822