Një mësues në një shkollë të mesme në Florida është arrestuar pasi ka regjistruar në mënyrë të fshehtë nxënëset e tij duke ndërruar rrobat.
Mark Ackett ishte mësuesi i dizenjimit në Bloomingdale High School dhe u arrestua pasi iu gjetën një sërë videosh.
49-vjeçari në një dhomë ngjitur me klasën fshehu kamerat, megjithatë ai u zbulua të martën nga një nxënëse 17 vjeçe, e cila po zhvishej në dhomë kur zbuloi dy celularë aty dhe njëri prej tyre po regjistronte video.
Ajo menjëherë u vesh dhe e denoncoi ngjarjen në shkollë, duke çuar në hetimin dhe arrestimin e msuesit. Ackett, i cili është i martuar dhe ka dy djem adoleshentë, iu rrëfeu hetuesve se telefonat ishin të tijët dhe i vendosi aty për të regjistruar studentet kur po zhvisheshin. Ai dha dorëheqjen menjëherë pas arrestimit.