Alban Ramosaj ka përjetuar një moment të frikshëm gjatë fluturimit me avion.
Ai ka treguar se avioni nuk është ulur në momentin e duhur për shkak të disa problemeve dhe si të mos mjaftonte kjo në njërin nga krahët e tij kishte filluar të dilte tym.
E gjersa mendonte se mund të ndodhte diçka e keqe ai menjëherë i ka shkruar motrës, Beatrixit, një mesazh ku ia ka dërguar të gjitha kodet e rëndësishme madje edhe pinin e llogarisë bankare.
“Sapo përjetova një fluturim ku pajisjet e uljes nuk do të vendoseshin dhe kur ata e bënë pak para se të preknim tokën ne u detyruam të ngriheshim përsëri për shkak të një avioni tjetër në korsi dhe sikur të mos mjaftonte kjo, nga krahu i djathtë filloi të dilte tym. Gjithashtu, teksa ishim afër tokës i dërgova motrës sime gjithë kodet e mia, password-et dhe pinin e bankës. Por më pas fshiva gjithë mesazhet”, shkruan Albani.
Pas kësaj ngjarjeje të frikshme këngëtari ka thënë se do të bëjë një pushim nga fluturimet.