INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fillon “fshesa” pas Vetting-ut, ja gjyqtarët që prokurorët që u tërhoqën

Fillon “fshesa” pas Vetting-ut, ja gjyqtarët që prokurorët që u tërhoqën

Publikuar më: 18:20 31-01-2017

Sot ishte dita e fundit që gjyqtarët dhe prokurorët të dorëzonin vetë-deklarimin e pasurisë. 5 gjyqtarë dhe prokurorë nuk kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit. Një nga gjyqtarët që nuk ka dorëzuar formularin është edhe anëtari i Gjykatës Kushtetueses, Vladimir Kristo i cili nuk ka dhënë shpjegime.

Gjithashtu nuk kanë dorëzuar formularin pranë ILDKPKI edhe gjyqtarët Ilir Pashaj, Ilir Celiku, Drita Veliu e Mirela Fana, të cilët automatikisht përjashtohen nga sistemi. Disa ditë më parë u dorëhoq edhe prokurori Sulejman Tola, duke u shprehur se kishte nisur procedurat e daljes në pension.

Në total, janë 359 gjyqtarë që kanë deklaruar pasurinë e tyre pranë ILDKPKI

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773