Koreja e Veriut ka kërcënuar Presidentin Trump me sulme bërthamore, pas ai njoftoi dërgimin e një “armate të fuqishme” në rajon. Media shtetërore koreanoveriore ka paralajmëruar për një sulm bërthamor kundër Shteteve të Bashkuara nëse vë re ndonjë shenjë agresioni, shkruan “The Independent” Ndërkohë aeroplanmbajtësja dhe një grup luftanijesh amerikane po i afrohen Gadishullit Korean. Presidenti Donald Trump përshkroi grupin ushtarak të kryesuar nga aeroplanmbajtësja “Carl Vinson”, si një "armatë e fuqishme" dhe theksoi se pjesë e saj janë edhe nëndetëset. Pas njoftimi për dërgimin e aeroplanmbajtëses, Koreja e Veriut kërcënoi SHBA-në me pasoja katastrofike, shkruan 'Syri.net'.Ushtria jonë revolucionare është duke vëzhguar çdo lëvizje të armikut me sytë nga armët tona bërthamore ", ka thënë gazeta shtetërore koreanoveriore. Presidenti kinez, nga ana tjetër, ka bërë thirrje për një zgjidhje paqësore të tensioneve në gadishullin Korean, në një bisedë telefonike me zotin Trump. Trump ka dërguar t aeroplanmbajtësen “Carl Vinson” se bashku me disa luftanije dhe aeroplanë të tjerë, nga Australia në Paqësorin perëndimor për shkak tensione të vazhdueshme në rajon, pas stërvitjeve ushtarake që përfshijnë forcat amerikane dhe ato Koresë së Jugut. Komanda amerikane thotë se ka për qëllim ruajtjen e gatishmërisë në rajon.