Fillon protesta e opozitës, ja simbolikat e përdoura nga arkivoli i zi tek diktatori Enver Hoxha
Në ditën e sotme po zhvillohet protesta e 9-të kombëtare e opozitës së bashkuar, e cila si kërkesë kryesore të saj ka largimin e kryeministrit Rama, krijimin e qeverisë transitore dhe mundësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Gjatë protestave të mëparshme simbolikat kanë qenë të ndryshme, ku ajo më e fundit ishin “yjet” e Bashkimit Evropian.
Por, në atë të sotshmen të rinjtë e Partisë Demokratike dhe qytetarët kanë zgjedhur disa mënyra të tjera ‘’shënjestruar’ kreun e qeverisë.
Ndërkohë PD ka shpjeguar dhe kuptimin e simboleve të tyre. Ata shprehen se simbolet e protestës së janë frymëzuar nga përgjimet e dosjes 339 dhe 184, të vjedhjes së zgjedhjeve nga Edi Rama në bashkëpunim me krimin dhe me njerëzit e tij të korruptuar në qeveri, polici, administratë. Një krevat I madh, ku qëndrojnë të rinj me portertet e Edi Ramës dhe të personave me të cilët ai ka bashkëpunuar si një organiztaë kriminale për të vjedhur zgjedhjet. Poshtë emrit të Edi Ramës është nofka Babloku, siç e thërrasin kriminelët me të cilët ai bashkëpunon. Disa pankarta të tjera shfaqin krahasimin midis kryeministrit Rama dhe ish-diktatorit Enver Hoxha.
Më e veçanta dhe më e rëndësishmja është një statujë e madh në formën e një arkivoli të zi. Ky simbol vjen pas retorikës së përdorur së fundmi nga opozita, sipas së cilës me përgjimet e fundit të publikuara nga “Bild”, Rama i ka hapur vetes varrin politikisht.
Gjithashtu në protestë nuk mund të mungonin me shumicë flamujt gjermanë dhe amerikanë.