Anxhela Peristeri ka vendosur që këtë sezon veror t’i lërë pak pas dore baladat dhe siç vetëm ajo di, të sjellë një këngë të re mjaft ritmike e titulluar “Maraz”.
Në të këngëtarja nuk ngurron aspak që të jetë vetë pjesë duke kërcyer dhe ekspozuar linjat e saj. Të themi të drejtën Anxhela ka ardhur mjaft në formë me format trupore dhe duket se ajo ndihet mjaft krenare për këtë fakt, duke i shfaqur ato.
Në videoklip gjatë një momenti mjaft të shkurtër, në ekzekutimin e një piruete këngëtares i kanë dalë në pah edhe të pasmet.
Kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga ndjekësit e artistet, të cilët kanë komentuar:
“Fillove dhe ti të zhvishesh dhe të dridhesh prapanicën”.
Anxhela nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje duke i thënë se ka filluar prej vitit 2002 të bëjë shoë e të zhvishet:
“Faktikisht kam filluar që 17 vite më parë, por ndoshta s’e ke vënë re”, i kthehet ajo pa e vrarë shumë mendjen për komentet negative.