...dhe bëni mirë ta shihni sepse duket të jetë epik.
Traileri i parë i “Britney Ever After” është lançuar duke konfirmuar kështu edhe njëherë se jeta e Britneyt ka qenë një rrëmujë dramatike e nxehtë. Natasha Burnett është aktorja që do të luajë rolin e këngëtares dhe në të vërtetë filmi fokusohet në Britneyn e viteve 2000.
Do të preken momentet kyçe që shënjuan jetën e saj si: rruajtja e kokës,duke sulmuar paparazzët me një çadër si dhe martesa me Kevin Federline. Në film nuk do të ketë asnjë shenjë nga lidhja e saj me Justin Timberlake, por pjesa tjetër do të jetë realiteti i jetës së 35 vjeçares, rënia dhe “ringjallja’ triumfuese e Britneyt. Premiera e filmit do të jetë me 18 shkurt.