Mediat ndërkombëtare kanë shkruar për një metodë të veçantë që trajneri i Majorkës Joaquin Caparros përdorte për të karikuar futbollistët e tij në fushë, duke i treguar atyre filma porno para ndeshjes.
Të martën e kaluar ish-mbrojtësi i Majorkës, Aderson Konceikao, tha në një intervistë për “ESPN Brasil” se njëra nga mënyrat që trajneri përdorte për t’i motivuar në fushë, ishte edhe shikimi i videove porno. Donte të na ngrinte moralin, por ne nuk e kuptuam idenë e tij, derisa na tha që tensioni në fushë duhet të ishte i njëjtë me atë të aktorëve”, rrëfen futbollisti.
Në sezonin 2012-2013, kur ekipi spanjoll ndodhej në kulmin e betejës për mbijetesë në La Liga, përpara ishte një sfidë tepër e vështirë me Atletiko Bilbaon.
Tekniku gjeti një metodë origjinale për të karikuar futbollistët e tij. Ai u shfaqi atyre një film pornografik dhe u kërkoi të ishin në fushën e lojës po aq energjikë sa aktori në film.
Fatkeqesishtë strategjia e teknikut nuk funksionoi, pasi Majorka u mund 1-0.