Nëse doni të argëtoheni, të kaloni pak kohë me familjen, por pa u zhytur në botën e filmave tërësisht festivë, CNN Entertainment ka listuar 7 filma që ia vlen të shihen gjatë këtyre ditëve.
Ja cilët janë:
“Cats” – Vlerësimet deri tani kanë qenë pozitive. Me Taylor Swift, Jennifer Hudson, Judi Dench, Jason Derulo dhe Idris Elba, ky film “musical” me siguri që do t’ju argëtojë.
“Little Women” – Versioni i fundit i përshtatjes në film i librit të Louisa May Alcott, “Gra të vogla”, ku tregohet historia e katër motrave që rriten në Amerikën e pas Luftës Civile.
“Spies in Disguise” – Një film i animuar ku protagonistë me zërat e tyre janë Tom Holland dhe Will Smith.
“Just Mercy” – Michael B. Jordan dhe Jamie Foxx janë protagonistë në një dramë që tregon historinë e vërtetë të Walter McMillian, një burri nga Alabama të dënuar gabimisht për vrasje.
“Star Wars – The Rise of Skywalker” – Seria e radhës e një klasiku të fantashkencës.
“1917” – I emëruar për “Golden Globe”, një film që flet për Luftën I Botërore, ku dy ushtarë britanikë nisen me një mision për të shpëtuar qindra të tjerë nga vdekja.
“Dy Papët” – Anthony Hopkins dhe Jonathan Pryce tregojnë një moment historik të Kishës Katolike, miqësinë mes Papës Benedikti XVI dhe atij që do të bëhej Papa Françesku.