Aktori shumë i njohur dhe i dashur për publikun (sidomos për gocat) Johnny Depp do të luajë në filmin e ri të quajtur “City of Lies”, i cili është i bazuar në një histori të vërtetë.
Në film Depp portretizon detektivin Russell Poole i cili është në gjueti të vrasësit të rreperit të famshëm Biggie Smalls (Johnny dhe historia e Biggie në një film !!!).
Russell Poole ka qenë një ndër investigatorët kyç të hetimit mbi vrasjen e rreperit të lindur nën emrin Christopher Wallace.
Traileri i filmit ka dalë në ditën e ditëlindjes së Biggie. Nëse ai do të ishte gjallë do të ishte plotë 46 vjeç.
Përshkrimi i filmit thotë: “Detektivi i Departamentit të Policisë së Los Angeles Russell Poole (Johnny Depp) ka shpenzuar vite në zbardhjen e çështjes më të madhe që i është besuar në karrierën e tij. Por mbas dy dekadash, hetimi mbetet i hapur. Jackson (Forest Whitaker), një gazetar i dëshpëruar për të shpëtuar reputacionin dhe karrierën e tij, është i vendosur të zbulojë pse. Në kërkim të së vërtetës, të dy bëhen grup dhe zbulojnë një rrjet vicioz korrupsioni institucional dhe gënjeshtrash. Të palodhur në gjuetinë e tyre, dy personazhet kërcënojnë se do të zbulojnë konsipracinë dhe do të shkundin themelet e Departamentit të Policisë së los Angeles dhe të të gjithë qytetit”.
Kënga e Biggie-t "You're Nobody (Til Somebody Kills You)" (Shqip: Je Askushi (Derisa Dikush të Vret)) nga albumi Life After Death është kolona zanore e trailerit.
Filmi do të shfaqet në kinema në 7 shtator, kështu që duhet të presim edhe ca me durim.