“Alita: Battle Angel” kryeson në box office në SHBA, duke arkëtuar 27.8 milionë dollarë në fundjavën debutuese.
Në vend të dytë renditet “The LEGO Movie 2: The Second Part”, i cili zbriti nga froni, me 21.2 milionë, i ndjekur nga “Isn’t It Romantic” me 14.2 milionë dollarë.