Aktorët Leonardo Di Caprio dhe Brad Pitt do të jenë dy protagonistët kryesorë në filmin e ri të regjisorit Quentin Tarantino.
Filmi titullohet “Once Upon a Time”, ndërsa kjo është hera e dytë që Brad dhe Leo punojnë së bashku pas roleve të interpretuara në filmin e Martin Scorsese “The Audition”.
Regjizori i filmit të famshëm “Pulp Fiction”, ka thënë se filmi i tij i ri do të tregojë një histori që zë vend në Los Angeles në vitin 1969 dhe në filmi e tij do të luajnë Leo Di Caprio në rolin e Rick Dalton dhe Brad Pitt në rolin e Cliff Booth.
“S’do të isha më i lumtur se kaq për kastin e aktorëve që kam zgjedhur”, është shprehur Quentin Tarantino.