Festiali i njohur i filmit Karlovy Vary ka shpallur listën e filmave që do të shfaqen në edicionin e 51-të të këtij festivali dhe një ndër ta është edhe “Home Sweet Home” me skenar të Zymber Kelmendi dhe me regji të Faton Bajraktarit.
Filmi do ta ketë premierën në Karloy Vary në korrik trë këtij viti. Qendra Kinematografike e Kosovës u shoreh se filmi flet për Kosovën e pasluftës dhe për historinë e Agronit i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi, ai përballet me rrethin, të cilët, emrin e tij e kanë përdorur për përfitime personale. Në rolet kryesore luajnë Donat Qosja, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi etj. Filmi do të jetë në konkurencë zyrtare ku garojnë për çmimin e parë në kategorinë East of the test. Vitet e fudnit filmat kosovarë kanë qenë mjaft të pranishëm nëpër festivale prestigjioze nga ku janë kthyer edhe me çmim.