INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Filmi me Ermalin po bën namin në Europë, por e keni vënë re këtë DETAJ në çdo veshje të Elvanës? E shihni këtu! [FOTO]

Filmi me Ermalin po bën namin në Europë, por e keni vënë re këtë DETAJ në çdo veshje të Elvanës? E shihni këtu! [FOTO]

Publikuar më: 09:16 04-05-2019

“Dy gisht mjaltë” theu çdo rekord shikueshmërie në kinematë shqiptare dhe tashmë shkon përtej kufijve shqipfolës. Këtë lajm e kanë bërë të ditur vetë protagonistët, Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata.

Me anë të fotove të publikuara në ‘Instagram’ ata na kanë treguar se shumë shpejt filmi do transmetohet në kinematë e Europës. Por e mbani mend si është veshur Elvana në premierat e filmit?

Në premierën e parë në Tiranë, Elvana u duk se kishte vendosur ta zbuste tonin e veshjeve që jemi mësuar të shikojmë zakonisht nëpër tapete të kuq. Ajo u shfaq me një fustan në ngjyrë të gjelbër neoni, në të cilin e gjithë pesha i mbetej frudës së madhe asimetrike tek pjesa e bustit.

TIRANE.png

 

Tek veshja e premierës në Prishtinë, Elvana vendosi ta çonte më tej lojën e frudave, duke zgjedhur të vishte pantallona të zeza, për t’ia lënë gjithë vëmendjen bustit super voluminoz ngjyrë vishnje, siç vuri në dukje iconstyle.al.

PRISHTINE.jpg

 

Dje, kasti i “Dy Gisht Mjaltë” prezantoi filmin në Zyrih të Zvicrës. Këtë herë me një fustan të tyltë në ngjyrë të kuqe të ndezur, ajo riktheu në mënyrën më ekstravagante të mundshme glamour-in e veshjeve festive të viteve ’80.

VANNA.jpg

 

Sot, “Dy Gisht Mjaltë” pritet të ketë premierën edhe në Luzernë, ndërsa shumë shpejt do të shfaqet edhe në kinematë e Gjermanisë, Austrisë, Suedisë, Hollandës, Greqisë dhe Malit të Zi.

Article Logic
Execution time: 0.0034668445587158