INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Filmi që na theu zemrat të gjithëve ! Pse këtë fundjavë duhet të shihni ‘The Breadwinner’

Filmi që na theu zemrat të gjithëve ! Pse këtë fundjavë duhet të shihni ‘The Breadwinner’

Publikuar më: 16:49 24-05-2018

”The Breadwinner” është një film i animuar cili përshkruan tmerrin e të jetuarit nën regjimin talebanez.


Mund të fillojmë shqyrtimin e këtij filmi që nga titulli; breadwinner është një person i cili punon për të fituar bukën e gojës për familjen, zakonisht i vetmi person që siguron të ardhura.
Tani bëni lidhjen: talebanë, breadwinner dhe animacion.
Komponenti që mungon për t’a plotësuar formulën e këtij filmi është fakti që personazhi kryesor është heroinë, pra femër.



Deri tani mendimi që potencialisht mund të keni është se këto horrore nuk janë të përshtatshme për një film fëmijësh. Por në 2000-shin, kur shkrimtarja Deborah Ellis publikoi novelën e saj që fliste për një vajzë 11 vjeçare me emrin Parvana e cila jetonte në Afganistan, libri ishte mëse i suksesshëm.
Shiti mbi 2 milionë kopje në 25 gjuhë të ndryshme, fitoi çmime letrare duke bërë kështu që të shkruheshin edhe libra të tjerë për të vazhduar historinë. Kështu prodhua dhe filmi, me mbështetjen e yllit të Hollywood Angelina Jolie.


Fillimisht, kishte diskutime për të qenë film aksion me njerëz, por regjizorja Nora Twomey ishte e bindur se “The Breadwinner” ishte perfekt për t’u shndërruar në animim.
Historia flet për Parvanën mbas arrestimit të babait të saj nga talebanët. Ajo fillon të vishet si djalë për të punuar dhe për të ndihmuar familjen, fenomen shumë i njohur ky në Afganistan, i quajtur ‘Bacha posh’. Jo vetëm që të gjitha nënat dhe vajzat duhet të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk janë të shoqëruara nga bashkëshortët, baballarët apo vëllezërit, por edhe burrat janë të kufizuar në atë që bëjnë si edhe në shkollim (shumë prej tyre nuk mund të lexojnë).


Kjo ngjarje e mrekullueshme e guximit të një vajze të re nën sundimin e talebanëve është një kujtesë e rëndësishme për dhunën me të cilën femrat përballen në patriarkatet ekstreme.
Historia e një vajze që maskon veten si një djalë është e njohur, por Breadwinner është unik, sepse Parvana nuk e bën për të luftuar si Mulan, ose për të mësuar, si në Yentl, por thjesht për të mbijetuar.
Ajo që është e jashtëzakonshme në lidhje me Parvanën përveç guximit, është përkushtimi për të mbajtur gjallë dashurinë e nënës dhe të atit për folklorin dhe legjendat e lashta afgane.

Kjo na bën të kemi një histori brenda historisë; Parvana i tregon vëllait të saj për një djalë të quajtur Sulayman që pavarësisht se është i ri dhe naiv, shpëton fshatin e tij nga mbreti i keq elefant.
Fabula e cila ka animim të ndryshëm nga pjesa tjetër e filmit, paralelizon historinë e Sulaymanit me atë të Parvanës e cila është në tentative për të shpëtuar familjen e saj.

Futja e këtij animimi plot ngjyra dhe ruajtja e këndvështrimit të ngjarjeve nga sytë e Parvanës, përpjekjet e saj për të bërë humor dhe shfaqja e pozivitetit aty ku nuk pritet, e bëjnë filmin të ruajë një dritë shprese gjithmonë.


Ngulmi i Parvanës përpos konditave tmerrësisht të vështira është i pakrahasueshëm; është frymëzim për mamanë dhe motrën e saj. Filmi mund të trajtojë çështje shumë intensive dhe dhuna mund të jetë shumë reale për shikuesit e vegjël, por për fëmijët mbi 11 vjeç, filmi është shumë edukativ dhe tërheqës.


The Breadwinner është një përzierje e folklorit me realitetin dhe tregon se si fëmijët janë shumë më të guximshëm se ç’mendojmë.
Ndaj këtë fundjavë, bëni vend për këtë film të vogël me zemër të madhe sepse nuk do të pendoheni.

Article Logic
Execution time: 0.0040581226348877