Vërtet special ka rezultuar ky edicion i 88-të i çmimeve Oscar.
E themi këtë pasi për herë të parë një film shqiptar ka mundur të kandidohet në kategorinë e filmit më të mirë me metrazh të shkurtër. "Shok" një prodhim shqiptaro-anglez, na ka bërë krenar të gjithëve ndonëse fatkeqësisht nuk u vlerësua me çmim. Një fakt ky i çuditshëm duke qenë se pak minuta para se të niste ceremonia e ndarjes së çmimeve, dolën online disa foto ku dukej skenari i shfaqjes, në të cilin lihej të kuptohej se gjatë dhënies së çmimit për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër do të ngjiteshin në skenë dy prezantues të vegjël. Menjëherë u hamendësua se ata do të ishin Lum Veseli dhe Andi Bajgora, dy protagonistët në film. Por ja që i gjithi ka qenë një keqkuptim. E megjithatë kjo nuk e ka ndaluar Kosoven te kthehet ne vendin me te klikuar 24 oreshin e fundit!