Moderatorja dhe aktorja e njohur, Jonida Vokshi, ka dhënë një lajm mjaft të mirë për fansat. Filmi ku ajo është protagoniste “Derë e hapur”, me regji të Florenc Papas është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 93-të të çmimeve “Oscar”. ’Derë e hapur’ do të prezantoj Shqipërinë në edicionin e 93-të të Oscars! E lumtur që jam pjesë e filmit! Na priftë e mbara grupi“, ka shkruar Jonida në postimin e saj. Ajo ka zgjedhur disa foto nga filmi për të ndarê me të gjithë lajmin e bukur. Kjo është një arritje mjaft e madhe për kinematografinë shqiptare dhe Jonida me siguri ndihet mjaft e lumtur për këtë.