Teksa finalja e madhe është vetëm pak ditë larg, finalistët e “Big Brother VIP” kanë nisur duke analizuar rrugëtimin e tyre në këtë reality show, duke treguar se çfarë do të kishin bërë ndryshe. Ilir Shaqiri foli për historinë e tradhtisë ndaj bashkëshortes, Einxhel për dhënien e këshillave dhe historinë me DJ Dagz, ndërsa Donaldi përmendi zinxhirin e shpëtimit.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Unë e kam një gjë por e thashë te dhoma e rrëfimit. Nëse do e dija që Dagz dhe Einxhel do dilnin në televotim dyshe, do e kisha ndryshuar. Pastaj cdo gjë tjetër që ka ndodhur, nuk jam bërë pishman.
Beniada: Mendoj se e ke bërë sipërfaqësore zgjedhje, nuk futet fare tek mendimi i thellë. Edhe Trixa, po të mos ishte e detyruar, do kishte shpëtuar Dagzin, por ndonjëherë, çdo gjë ka një arsye pse ndodh. Ndoshta nuk do kishte dalë atë ditë, por 1 jave apo 2 jave.
Iliri: Ndoshta nuk do e kisha thënë atë historinë time.
Einxhel: Unë do kisha bërë 2 gjëra ndryshe, nuk duhet t’i isha afruar askujt për t’i dhënë këshilla. Kanë dyshuar tek qëllimi im i mirë. Gjëja tjetër është se do i kisha besuar më shumë ndjenjës time dhe Dagzit shumë më përpara, kështu që ju ruajta një gjëja që e dija që do ndodhte dhe shpresoja që të ndodhte jashtë. Ndodhi dhe kur ndodhi ishte shumë e bukur, do doja të ishte më herët dhe faji ishte i imi.