INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Finalizohet fushata

Finalizohet fushata "Ti je një luledielli", përlotet Albana Osmani [VIDEO]

Publikuar më: 12:47 02-06-2017

Jo vetëm një festë, por një ditë e rëndësishme për prezantuesen Albana Osmani.

I tillë rezultoi ky 1 qershor i cili përveçse Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, simbolizoi edhe finalizimin me sukses të nismës "Ti je një luledielli". Një nismë kjo humanitare e nisur disa muaj më parë me iniciativën e Albanës, e cila mundi t'i dhurojë dje Spitalit Pediatrik Tiranë, një aparaturë të re respiratore si dhe disa poltronë modernë në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga sëmundjet e gjakut, pranë pavionit të Onkohematologjisë. Teksa falenderoi me lot në sy dhe zërin e dridhur nga emocionet bashkëpunëtorët e saj në këtë rrugëtim të veçantë, Albana veçoi kompaninë Vodafone Albania. Kjo e fundit iu bashkua nismës "Ti je një luledielli" duke dyfishuar shumën e mbledhur nga shitja e bluzave dhe i siguroi spitalit pediatrik një aparaturë eko të teknologjisë së fundit.

Por nuk mbaron këtu. E pyetur nga gazetari jonë Albi Isakaj nëse nisma do të vazhdojë ende, Albana Osmani u shpreh se tashmë "Ti je një luledielli" është shndërruar në fondacionin "You are a sunflower" i cili sapo ka startuar punën e tij. Ndaj dhe 'dhuratat" e djeshme për fëmijët në Spitalin Pediatrik, ishin vetëm fillimi. Për më tepër shijoni të plotë IN Report në linkun e mëposhtëm! 

Article Logic
Execution time: 0.0034148693084717