Policia e Memaliaj, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë kanë zhvilluar dhe realizuar me sukses operacionin “KURTJES”.
Në këtë operacion, të zhvilluar në fshatin Kurtjes, Memaliaj; u sekuestruan 7.6 kg lëndë eksplozive, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës.
Ja njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit:
“Memaliaj
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “KURTJES”.
Sekuestrohen 7.6 kg lëndë eksplozive, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës.
Arrestohet ne flagrancë poseduesi i tyre.
Në bazë te informacioneve policore të marra në rrugë operative nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, se një shtetas në fshatin Kurtjes dispinonte lëndë ekspolzive, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë zhvilluar operacionin KURTJES.
Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.B. 57 vjeç, banues në fshatin Kurtjes, Memaliaj pasi:
Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të policisë në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
1 kallëp tritol 200 gr.
600 gramë C4.
6.8 kg lëndë plasëse (dinamit).
12.7 metër fitil zjarrpërcjellës.
45 kapsolla detonatore.
1 thikë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal”.