INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Finalizohet operacioni 'Autostrada': Sekuestrohen drogë, armë dhe dylbi

Finalizohet operacioni 'Autostrada': Sekuestrohen drogë, armë dhe dylbi

Publikuar më: 13:07 30-05-2018

Policia e Vlorës ka finalizuar me suksese operacionin policor 'Autostrada' ku ka arrestuar 1 person, dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Policia ka vendosur në pranga shtetasin Erjon Malaj 28 vjeç dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij E.K., 37 vjeç.

Sipas policisë janë sekuestruar: 1 armë zjarri tip pistoletë me 6 fishekë, 40.8 kg lëndë narkotike kanabisi, 2 automjete tip BMë e Peugeot dhe 1 palë dylbi.

Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor “Autostrada”.
Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Sekuestrohet armë zjarri tip pistoletë, lëndë narkotike kanabisi, dhe automjete.
Në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë, për identifikimin e kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, të personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, shërbimet e policisë Vlorë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Autostrada”.
Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi :
Erjon Malaj, 28 vjeç, banues në Vlorë pasi në automjet iu gjet 1 armë zjarri tip pistolete me 6 fishekë si dhe një palë dylbi, ndërsa në banesë iu sekuestruan 40.8 kg kanabis.
Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit E (K).K., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor Vlorë-Novoselë, në momentin e ndalimit nga policia të mjetit tip “Peugeot”, (ku udhëtonin të dy shtetasit), ky i fundit ka dalë nga mjeti dhe është larguar duke përfituar nga errësira.
Po punohet për kapjen dhe ndalimin e shtetasit E.K., të cilin policia e ka shpallur në kërkim.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
1 armë zjarri tip pistoletë me 6 fishekë,
40.8 kg lëndë narkotike kanabisi
2 automjete tip BMW e Peugeot dhe 1 palë dylbi.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Prodhim shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 283 dhe 278 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0039951801300049