INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Finalizohet operacioni “Weekend”, arrestohet i riu. Ishte dënuar me 10 vjet burg në Itali [VIDEO]

Publikuar më: 12:02 20-08-2017

Një i ri, i cili ishte shpalluri në kërkim nga drejtësia italiane ka rënë në pranga të policisë. Operacioni “Weekend” ka përfunduar me arrestimin e Athanas Xhuveli, 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky i fundit ishte në kërkim ndërkombëtar. Ai është ndaluar teksa po lëvizte përgjatë rrugës “5 Maji” me motor të markës “Kymco” pa leje drejtimi. Xhuveli ishte shpallur në kërkim nga gjykata e Aquila në Itali e cila në vitin 2013 e ka dënuar me 10 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Grabitje dhe dëmtim”, parashikuar nga Neni 627 i Kodit Penal Italian” informon policia e shtetit. Ndërkohë policia kishte informacion se ai mbante armë pa leje dhe lëndë narkotike. “Gjatë kontrollit të banesës së marrë me qera prej tij, në afërsi të zonës së tregut “5 Maj”, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri tip pistoletë e markës “Beretta”, kalibri 9 mm, 273.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva, Një maskë e zezë, dy palë doreza të zeza, Një peshore elektronike, Një motomjet i markës “Kymco” informon policia e shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0035231113433838