Ka përfunduar me porta të paprekura pjesa e parë e ndeshjes “finale” të Kategorisë Superiore e vlefshme për javën e 35-të mes Kukësit dhe Skënderbeut.
Të dyja ekipet kërkojnë vetëm fitoren, teksa verilindorët me 3 pikë fitojnë matematikisht titullin kampion, ndërsa Skënderbeu me 3 pikë merr kreun dhe gjithçka e ka në dorë vetë një javë më pas në ndeshjen ndaj Partizanit në Korçë.