INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Financat marrin ''veten'' në muajin shkurt! Rritja nga mbledhja e tatim-fitimit

Financat marrin ''veten'' në muajin shkurt! Rritja nga mbledhja e tatim-fitimit

Publikuar më: 14:47 26-03-2019

Financat duket se kanë marrë veten gjatë muajit Shkurt, duke mbledhur rreth 1.2 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e 2018-ës.

Referuar treguesve fiskalë të publikuara nga Ministria e Financave, në Shkurt 2019 janë mbledhur rreth 68.7 miliardë lekë, ndërsa në Shkurtin e 2018-ës u mblodhën rreth 67.5 miliardë lekë. Performancë pozitive ka pasur mbledhja e tatimit mbi fitimin në rreth 4 miliardë lekë nga 3.5 miliardë që janë mbledhur vitin e kaluar, tatimi mbi të ardhurat personale, ku janë mbledhur 6.6 miliardë lekë nga 6 miliardë lekë që u mblodhën në Shkurt 2018.
Ndërsa është rritur edhe TVSH e arkëtuar, dhe paralelisht janë rimbursuar 2.3 miliardë lekë. Treguesit që kanë pasur perfomancë negative në të ardhura janë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ku janë mbledhur 21.5 miliardë lekë, apo 400 milionë lekë më pak, si dhe akcizat, nga ku janë mbledhur 6 miliardë lekë apo rreth 100 milionë lekë më pak.
Me rënie prej 800 milionë lekësh paraqiten edhe shpenzimet publike, ku janë paguar rreth 5.7 miliardë lekë për muajin Shkurt.

Article Logic
Execution time: 0.0038578510284424