INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Financat PIKIATË, ulen të ardhurat e janarit

Financat PIKIATË, ulen të ardhurat e janarit

Publikuar më: 09:48 01-03-2019

Kriza politike dhe ndryshimet në qeveri kanë reflektuar në arkëtimet e dobëta buxhetore. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave gjatë muajit janar janë arkëtuar gjithsej 34.5 miliardë lekë, nga 35.3 miliardë që u grumbulluan në janarin 2018 me një rënie 2.4%.

Siç shihet nga zërat kryesor te të ardhurave rënia ka përfshirë edhe TVSH-në, akcizën, taksat nacionale dhe të ardhurat jo tatimore. Të ardhurat nga TVSH-ja gjatë janarit ishin 10,9 miliardë lekë me një rënie 1.5 për qind ose rreth 2 milionë euro në raport me një vit më parë. Gjithashtu akciza ka vijuar rënien edhe këtë vit. Pasi të ardhurat e janarit për këtë tatim ishin 4.7 për qind më të ulta se një vit më parë. Planin e të ardhurave fiskale e ndikuan për keq edhe arkëtimet jo tatimore. Ky grup të ardhurash që përfshin dividendin dhe të ardhura nga institucionet buxhetore shënoi rënien më të madhe me 9.7%. Ndikimin më të madh e dhanë arkëtimet buxhetore të cilat ishin 8 milionë euro më të ulta se në janarin 2018 ose 57 për qind më pak. Gjithashtu u zbehen ritmet e rritjes ne të ardhurat nga sigurimet shoqërore. Edhe pse ekonomia dhe punësimi janë rritur me ritme të përshpejtuara të ardhurat nga ky zë janë rritur me vetëm 1.6 për qind. Ritmet e të ardhurave buxhetore nisën uljen qysh vitin e kaluar. Të ardhurat buxhetore në total u rriten me 4.4 % pothuajse me ritmet e rritjes ekonomike, ky ishte niveli më i ulët që nga viti 2015. Ministria e Financave më herët ka arsyetuar se, të ardhurat buxhetore janë ndikuar negativisht nga mbiçmimi i lekut ndaj euros, i cili në veçanti ka ndikuar për keq arkëtimet doganore.
Por ndërkohë vitin e kaluar doganat kanë zhdoganuar më pak cigare se në vitin 2017, fenomen i cili duket se ka vijuar edhe këtë vit. Cigaret janë furnitori kryesor i të ardhurave nga akciza në dogana. Intensiteti i lartë i përjashtimeve tatimore, komplikimi i ligjeve fiskale, frenimi i rritjes së arkëtimeve buxhetore, rikthimi i detyrimeve të prapambetura dhe angazhimi i PPP-ve me vlerë 1 miliard euro po rrezikojnë ta çojnë në një trajektore të pasigurt afatgjatë stabilitetin fiskal të vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0035231113433838