Edhe pse ishte diçka që mund ta parashikonim lehtësisht, tashmë është zyrtare se filmi më i ri i Pixar dhe Disney “Finding Dory” ka thyer çdo rekord duke kryesuar Box Office.
Me një shifër impresionuese prej 136.5 milionë dollarësh seria e dytë e “Finding Nemo” ka arritur të lë pas komedianin Kevin Hart dhe Dëayne Johnson të cilët me filmin e tyre Central Intelligence janë pozicionuar në vend të dytë me vetëm 34.5 milionë dollarë. Top 5 e ka përmbyllur “Conjuring 2”, “Noë You See Me 2” dhe “War Craft” përkatësisht në vendin e tretë, katërt dhe të pestë!