INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Finlanda nivel më të lartë jetëse. Po Shqipëria ku ndodhet, zbuloheni….

Finlanda nivel më të lartë jetëse. Po Shqipëria ku ndodhet, zbuloheni….

Publikuar më: 12:47 04-07-2016

Finlanda është shteti me jetesë më të mirë në botë. Këtë konkluzion e kanë nxjerrë studimet gjithëpërfshirës për cilësinë e jetesës për shtetet anembanë botës. Nga 160 shtete pjesëmarrëse, Shqipëria gjendet në vendin 52-të dhe Maqedonia pak më keq në vendin e 57-të.
Social Progress Index, pas Finlandës rendit Kanadanë, Danimarkën, Australinë, Zvicrën, Suedinë, Norvegjinë, Britaninë e Madhe dhe Islandën.
Ndërsa në rajon Shqipëria zë vendin e 52-të, Maqedonia të 57-in, ndërkohë që kryeson Sllovenia në vendin e 20-të, e pasuar nga Kroacia në vendin e 33-të, Serbia në të 47-in, Mali i Zi në vendin e 55-të dhe Bosnje e Hercegovina në vendin e 69-të, kurse Kosova nuk është e përfshirë fare.
Në fundin e listës është Zambia.
Disa nga vendet ekonomikisht më të zhvilluara janë renditur jashtë dhjetë pozitave më të larta. Gjermania është në vendin e 15t-të, Franca e 17-ta, dhe Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 19-të.
Ky studim tregon se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) nuk është matës i vetëm i pasurisë dhe mirëqenies pasi përfshihen kritere të tilla si kujdesi shëndetësor, niveli i krimit, mbrojtja e mjedisit dhe respektimi i të drejtave themelore të njeriut.
Kjo është arsyeja pse disa nga vendet më të zhvilluara në këtë listë nuk kanë arritur rezultate të mira.

Article Logic
Execution time: 0.0035891532897949