Fiorentina ka arritur të mposhtë kryesuesit e Serisa A, Juventusin për të rikthyer garën në krye të tabelës. Juventus është mposhtur me rezultatin 2-1 dhe gara për titullin në Seria A nuk duket aq e mbyllur. Përkundrazi disfata në Firence do të thotë se bardhezinjtë kanë vetëm një pikë më shumë se Roma dhe katër pikë më shumë se Napoli i vendit të tretë. Kaliniq dhe Badelj shënuan golat për vendasit, ndërsa Gonzalo Higuain shënoi të vetmin për juventinët.
Roma bën detyrën, fiton 0-1 në një fushë të vështirë të Udinezes dhe ruan ritmin e skuadrave kryesuese. Një gol i Radja Nainggolan i dha tre pikët e rradhës skuadrës së Luciano Spalletit, me Romën që regjistroi kështu fitoren e 3-t rradhazi në Serinë A duke ruajtur e pashqetësuar vendin e 2-të tashmë në kuotën e 44 pikëve.
Vijon ecurinë pozitve edhe Napoli. Elseid Hysaj fitoi derbin shqiptar, pasi skuadra e kaltër mposhti në San Paolo 3-1 Pescarën me Ledian Memushaj që u aktivizua për miqtë ashtu si Hysaj për Napolin.
Portieri i Kombetares Etrit Berisha nuk mundi të frenonte ish skuadrën e tij pasi në Olimpico të Romës, Lazio mposhti 2-1 me përmbysje Atalantën.