INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fiori Dardha në Fiks fare “për inat të burrit”

Fiori Dardha në Fiks fare “për inat të burrit”

Publikuar më: 17:17 19-03-2016

Spontanitetin, pozitivitetin dhe karizmen e saj, Fiori Dardha, ose Fiori i Fiksit sic e njohin shume, e ka sjell edhe ne rubriken “Life Stories nga Arjola Shehu” emisionin In Life.

Ne nje bisede shume te lirshme me Arjolen, Fiori ka treguar per rastesine qe e solli ne emisionin satiriko-investigativ, Fiks Fare. Nje friend request ne Facebook ndryshoi rrjedhen e jetes se prezantueses. Asaj ju be oferta per tu paraqitur ne nje casting dhe edhe pse kokurrenca ishte e forte, Fiori ja doli mbane te nxirrte ne pah anen e saj me te mire, ndoshta e ndihmuar pak edhe nga fakti se ajo ka perfunduar studimet per aktrim ne Akademine e Arteve.

 

Nje sfide me veten por edhe me bashkeshortin, duke qene se sic 36 vjecarja rrefen ai nuk kishte besim se do te arrinte ta fitonte Fiori kete vend, duke qene se mendonte qe nje profil mashkullor do ti pershtatej me shume vendit qe la bosh Sajmiri. Nje nga prezantueset me te afta e ekranet shqiptare me siguri di te na thote se cfare i duhet nje moderatoreje per te qene e sukseshme.

E pyetur nga Arjola ne lidhje me prezantueset e sotme, Fiori tregon se shpesh i ndodh te shoh vajza qe nuk dine te artikulohen, nuk kane nje fjalor te pasur dhe nuk dine te improvizojne. “Nese nuk lexon, nuk mund te jesh e sukseshme, pavarsisht pamjes se bukur qe mund te te kete falur zoti” tregon Fiori, “Mungesa e informacionit dhe te mos lexuarit, e ben te pamundur moderimin e nje spektalki, emisioni, stand up-i apo cfaredo qofte qe ti do te besh ne television”.

Vajza tani e dini se cfare duhet te beni. Nese doni te degjoni edhe keshilla te tjera, ndiqni neser ne oren 10:00 IN Life ose te henen videon e plote ne kanalin tone IN Tv Albania ne YouTube, nen emrin Life Stories - Fiori Dardha.

Article Logic
Execution time: 0.001755952835083