INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fiori Dardha rrëfen emocionet për dasmën përrallore: E vetmja gjë që më mbeti peng... [FOTO]

Fiori Dardha rrëfen emocionet për dasmën përrallore: E vetmja gjë që më mbeti peng... [FOTO]

Publikuar më: 19:49 15-03-2017

Gazetarja e njohur Fiori Dardha dhe bashkëshorti i saj Donard Hasani edhe pse 12 vite bashkë, kanë organizuar ceremoninë e tyre martesore këtë fundjavë, ku i ftuar special ishte djali i tyre 5-vjeçar, Abeli. Rrjetet sociale të Fiorit u mbushen me fotografi nga momentet më të bukura të dasmës, por ajo i ka rrëfuar publikisht ato emocione të përjetuara për “Rudina”.

 “Unë e kam pasur gjithë jetën time ëndërr martesën, sepse e kam ëndërruar fustanin e bardhë, një fustan princesash, atë hyrjen madhështore kur të gjithë duartrokasin. Ndodhi gjithҫka ashtu siҫ e kisha ëndërruar...” – tregon Fiori për “Rudina”.

Qëllimi më i madh i dasmës me 260 të ftuar, të afërm, miq , kolegë e suhmë të njohur? Të gëzonte nënën e saj:

 “Jemi nisur tri herë për t’u martuar, por kemi nguruar për arsye financiare. Herën e parë që mblodhëm disa të ardhura, vendosëm të rregullojmë shtëpinë. Herën e dytë duhej ndërruar parketi dhe dhoma e gjumit… 2016-a ka qenë një vit shumë i ngarkuar për ne. Mami im kaloi një sëmundje të rëndë që, për fat të mirë, e kaloi me sukses. Atëherë unë me Donardin vendosëm që t’u bëjmë prindërve një dhuratë dhe thamë “do martohemi…” Gëzimi më i madh i dasmës sime ishte mami im “, – rrëfen e përlotur gazetarja, e cila kujton se e ëma vazhdimisht i përsëriste “Fiori, më duket si ëndërr…”

Fustanin e bardhë e kishte provuar, por jo si këtë herë. Me gjithë vështirësitë për të gjetur të duhurin, Fiori tregon se si u ndie me fustan të bardhë prej vërteti:

“Për herë të parë, më ndodhi dhe mund të them që jam mallëngjyer. Madje u ngashëreva disa here… Doja të ishte një fustan komod, mbi të gjitha, të mos isha një nuse me taka dhe të kërceja pa problem gjatë gjithë darkës….”

E ndihmuar nga mikeshat e saj të ngushta, Fiori tregon se gjithҫka e ka shijuar pa fund, edhe sepse gjithҫka i shkoi ashtu siҫ kishte ëndërruar, përveҫ një fakti, të cilin nuk mundi ta bënte:

E vetmja gjë që nuk ndodhi ishte një fjalim të shkurtër… Kisha ëndërruar gjatë këtyre viteve të jetës që në dasmën time të mbaja një fjalim, por nuk arrita ta bëja, sepse isha shumë e emocionuar. Nuk ia dola dot…” – tregon Fiori.

Pjesa tjetër ishte gjithҫka siҫ kishte ëndërruar, madje gazetarja jep edhe nje mesazh për të gjitha vajzat që janë në prag dhe kanë mundësi të bëjnë dasmë:

“Paskam bërë gabim që nuk e kam bërë më parë. Me këtë rast, u drejtohem të gjitha vajzave që kanë mundësi për të bërë dasmë, ta bëjnë, sepse do të kënaqen dhe do ta mbajnë mend si një gjë të bukur të jetës…”

Abeli, dhëndri i parë e kryesori, ishte po aq i lumtur sa edhe ata në martesën e prindërve. Vetëm se kishte një “hall” të madh: e bezdiste shpesh prania e të atit. Nusja duhet të ishte vetëm e tij….

Article Logic
Execution time: 0.0038762092590332