INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Firence, studentet amerikane përdhunohen nga dy policë italianë.

Firence, studentet amerikane përdhunohen nga dy policë italianë. "Na shoqëruan me makinën e shërbimit në shtëpi"

Publikuar më: 12:14 09-09-2017

Dy studente të reja amerikane kanë denoncuar dy policë për përdhunimin e tyre ndërsa ishin në shërbim. Vajzat u shfaqën të enjten në mëngjes në një stacion policor në Firence duke u treguar punonjësve të policisë se çfarë ndodhi të mërkurën mbrëma në zonën e Via Tornabuoni. Sipas tregimit të tyre, dy amerikaneve iu afruan dy karabinierët, pasi ato dolën nga një lokal nate duke u ofruar për ti shoqëruar në shtëpi me makinën e shërbimit. Sipas të dhënave, dy carabinierët kanë ndërhyrë për të shuar një mosmarrëveshje në një kafene, pranë Disco Flò në sheshin Mikelanxhelo. Në vendngjarje duhet të kishin shkuar edhe dy patrulla të tjera përveç asaj të dy policëve të akuzuar nga vajzat. Studentet 20-vjeçare të një universitetit amerikan në kryeqytetin toskan ishin vetëm jashtë njërit prej këtyre ambienteve kur u takuan me dy policët. Agresorët e dyshuar do t'i shoqëronin ato në shtëpi me makinë, ndërkohë që përdhunimi do të ndodhte, në apartamentin e marrë me qira nga studentet. Herët në mëngjes,nga banesa e vajzave u njoftua 113, duke denoncuar ngjarjen. Në polici vajzat deklaruan se ishin të pira. Ishte ora 2.30 e natës kur dy amerikanet që studiojnë për art dhe dizajn prej disa muaj në Itali, ishin duke lënë diskotekën Flo. Njëri prej tyre mori telefonin për të thirrur një taksi. "Nuk ishim mirë, ne kishim pirë shumë," do të pranonin ato disa orë më vonë para oficerit të policisë i cili, nën shoqërinë e dy psikologëve, do të dëgjonte historinë e tyre. Por në ato momente ato kanë parë dy policët që u ofruan dhe u propozuan ti shoqëronin në shtëpi. Më pas ato do të tregonin se “dy punonjësit e policisë ishin të sjellshëm dhe ato vendosën tu besonin atyre. Më tej studentet kanë deklaruar se mezi ecën në këmbë nga makina deri në banesë ndërkohë që policët janë ofruar që ti shoqëronin edhe brenda hyrjes së ndërtesës. Në rrëfimet e tyre, vajzat kanë treguar se janë ndarë, njëra ka marrë ashensorin e shoqëruar nga një prej policëve ndërsa tjetra vendosi të ngjitej nga shkallët së bashku me policin tjetër. Sipas rrëfimeve të tyrë, përdhunimi ka ndodhur në ashensor për njërën nga vajzat ndërsa për tjetrin në murin e korridorit ku ndodhej hyrja e tyre. Rrobat e veshura nga vajzat në kohën e dhunës së supozuar u konfiskuan, në kërkim të fakteve. Por, siç raportohet, tregimet e vajzave kishin disa pasaktësi dhe boshllëqe. Aq shumë saqë prokurori vendosi t'i dëgjonte përsëri ato për të hedhur dritë mbi disa pika të errëta. Hetimet, e koordinuara nga prokuroria, janë në duart të hetuesve të ekipit Ndërkohë, policët e zonës kanë siguruar bashkëpunim maksimal për të sqaruar se çfarë ka ndodhur dhe për të konstatuar përgjegjësitë. Avokati Gabriele Zanobini, mbrojtës i një prej dy studentëve që akuzuan dy policët për përdhunimin e tyre, deklaroi se në momentin e ngjarjes vajzat nuk ishin në gjendje të reagonin. Dy amerikanet kanë vendosur të mos e lënë menjëherë Italinë. Ato duan të qëndrojnë me prindërit e tyre për të ndjekur rastin dhe ata duan që të vendoset drejtësi. Ne po rindërtojmë, ngjarjen se çfarë ndodhi atë natë sipas tregimit të viktimave të supozuara”- u shpreh avokati. Vajzat e SHBA konfirmuan versionin e tyre të përdhunimit kur u rimorën në pyetje. Por pala mbrojtëse thotë se studentet sajuan gjithçka.

Article Logic
Execution time: 0.0040199756622314